Kosova përkujton ditën e të pagjeturve

Sot në Kosovë me aktivitete te shumta shënohet 27 Prilli, Dita e te Pagjturve t9 Kosoves, numri i të cilëve llogaritet të jetë 1800.

Në Ditën e të Zhdukurve, një performancë magjike në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Që nga mëngjesi, me iniciativën e Nismës së Të Rinjve për Të Drejtat e Njeriut, është ngritur një memorial shumë simbolik dhe i fuqishëm me 1781 flamuj të bardhë me një pikëpyetje në të, që simbolizon numrin e kosovarëve që ende janë të zhdukuar që nga koha e luftës.

Me këtë performancë, të rinjtë kanë synuar të sensibilizojnë të gjithë akterët vendas e ndërkombëtar për më shumë punë në gjetjen e të zhdukurve dhe që të bëhet më shumë për ta.

Një aktivitet tjetër është mbajtur në fshatin Meje, ku nga ora 12 është mbajtur një akademi përkujtimore, si dhe gurthemeli i Kompleksit Memorial `27 prilli 1999`. 

Kjo ditë shënohet më 27 prill, për faktin se në këtë datë të vitit 1999, në fshatin Mejë të Gjakovës, forcat serbe kanë vrarë dhe zhdukur 377 civilë shqiptarë të moshës prej 15 deri 75 vjeç. 
Viktimat ishin banorë të zonës Reka e Keqe, të Junikut, Deçanit dhe Gjakovës. 

/rg/shqiptarja.com/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet