Kosova: Pacienti mbi të gjitha
mjekët të ofrojnë shërbim cilëso

Kosova: Pacienti mbi të gjitha<br />mjekët të ofrojnë shërbim cilëso
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, ka marrë pjesë dje në hapjen e Konferencës së 10-të Kombëtare të Mjekësisë së Familjes “Transformim 2013”. Ministri theksoi se pacienti do të jetë në qendër të vëmendjes në shërbimin shëndetësor.

Mjekët duhet të ofrojnë shërbim sa më cilësor ndaj pacientëve, në veçanti mjekët e familjes. Midis bluzave të bardha duhet të nxitet konkurrenca pasi vetëm kështu mjekësi do të zhvillohet, theksoi ministri.

Ministri Kosova vuri në dukje lidhjen e ngushtë që duhet të ketë mjeku i parësorit me familjen dhe komunitetin duke vlerësuar se pikërisht ndërtimi i një bashkëpunimi sa më të ngushtë mes mjekut dhe pacientit ka qenë në qendër të vëmendjes së punës së tij që në nisje të detyrës si ministër.

“Tranformimi i sistemit shëndetësor në një sistem në funksion të qytetarit, qoftë pacient apo edhe individ i shëndetshëm, është një sfidë me të cilën unë kam zgjedhur të përballem. Në thelb të saj mjekësia familjare, vendos jo thjesht individin por gjithë familjen”, u shpreh Kosova.

Duke u ndalur në rolin e mjekut të familjes, ministri ka vënë theksin në potencialin që ka shërbimi parësor në promovimin e sjelljeve të shëndetshme, në parandalimin, në imunizimin e popullatës, në depistimin e faktorëve të riskut.

“Mjekësia familjare në Shqipëri, ushtrohet nga mbi 1500 mjekë në 421 qendra shëndetësore, në të gjithë territorin e vendit. Buxhetimi bazuar edhe në performancë dhe indikatorë cilësie, është risi pozitive.

Indikatorët që lidhen me nivelin e kontrollit të diabetit dhe së fundmi depistimin e kancerit të gjirit janë dëshmi të zhvendosjes së praktikimit të mjekësisë familjare bazuar në rezultate” –tha Kosova.

Ministri u shpreh se vëmendja ndaj mjekut të familjes nuk ka munguar dhe se pagat e tyre janë rritur. Kreu i shëndetësisë u ka bërë apel mjekëve që të kenë në qendër vëmendjes shërbimin parësor, që ta shohin me prioritet detyrimin që kanë për ta vënë në themel te punës kontaktin e afërt me qytetarin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash