Kosova paralajmëron zgjedhje
të parakohshme

Kosova paralajmëron zgjedhje<br />të parakohshme
Situata e rëndë dhe konfliktet e shtuara, që kanë përfshirë në mënyrë permanente klasën politike kosovare, janë paralajmërim për të shkuar sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Version i vënë në fuqi kohë më parë, që kur konfliktet ndërpalëshe ndezën zjarr sallën e Parlamentit, ka nisur të artikulohet sërish, si e vetmja zgjidhje për të nxjerrë Kosovën nga situata e rëndë në të cilën ndodhet.

Me një qeveri të papëlqyer,dhe me një Parlament që mund të shpërthejë konflikt të rrezikshëm dhe me një nivel korrupsioni zyrtar në nivele të habitshme zgjedhjet e parakohshme shihen si e vetmja valvul që mund të shfryjë situatën e krizës shumëdimensionale.

Në prononcim të faktit nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme jo vetëm faktorët mediatik por edhe politik Kosovarë janë shprehur pro, duke paralajmeruar kështu se shpallja e tyre mund të bëhet nga çasti në çast.

Drejtues të partisë më të madhe në vend ( PDK) kanë shprehur interes që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare nga frika e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të këtij viti, të cilat mund të ndikonin në rezultatin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, që mund të mbahen në qershor të vitit tjetër.

Ky është një ndër argumentat, që vjen pas faktit se me këtë konfigurim as Parlamenti dhe as Qeveria nuk mund të jenë garanci për një të ardhme ngjitëse të Kosovës drejt familjes Evropiane.

Futja për miratim në Parlament e ligjit të “demarkacionit” mund të jetë edhe fund i legjislatures së tij, që dikton shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, parashikojnë analistët, por jo vetëm.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot