Kosova paraqet vizën e parë,
dizenjuesi një emigrant në Belgjikë

Kosova paraqet vizën e parë,<br />dizenjuesi një emigrant në Belgjikë
PRISHTINË - Është përzgjedhur dizajni i vizës së parë të Kosovës. Dizajnuesi i saj është një emigrant që jeton në Belgjikë, Antuan Kurti dhe emri i tij u shpall si fitues pas një konkursi të çelur nga organizata norvegjeze IMG, që implementon në emër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, me financime të shtetit norvegjez.
 
Viza kosovare do të aplikohet për 87 vende të ndryshe të botësm, që zgjedhin Kosovën si destinacion. “Vendosja e vizave për qytetarët e 87 shteteve, është detyrim i Ministrisë së Jashtme të Kosovës”, u tha në prezantimin që bëri ministra e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku. Sipas saj, qytetarët e këtyre shteteve janë njoftuar nga Ministra e Punëve të Jashtme për aplikimin e vizave nga fundi i këtij muaji.
 
Ministri Hoxhaj, siç thuhet, ka paralajmëruar se konform afateve ligjore, sistemi do të lançohet si pilot projekt në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, prej nga edhe vijnë shumë pasagjerë nga Azia dhe Afrika në Kosovë.
 
“Pritet që deri në fund të vitit, Kosova të implementojë tërësisht regjimin e vizave, duke krijuar kështu një sistem të sigurt të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në Kosovë” thuhet në njoftim.
 
Komisioni i udhëhequr nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe stafi i Departamentit Konsullor të MPJ-së si dhe pala norvegjeze kanë përzgjedhur pamjen e vizës kosovare, duke u bazuar në aplikimet anonime dhe kushtet teknike të vëna në konkurs.
 
Viza e re e Republikës së Kosovës do të ketë masat e sigurisë, do të shtypet në letër speciale, e cila përdoret edhe për kartëmonedha dhe do të ketë edhe simbolet kryesore të Kosovës. Vendin e dytë në konkurs e fitoi dizajnuesi tjetër kosovar, Shpend Berbatovci, ndërsa vendin e tretë dizajnuesi, Norik Rizaj.
 
“Kosova duhet të ndërtojë sistem të mirë të mbrojtjes së azilkërkuesve, sistem të ri-integrimit të qytetarëve tanë që u refuzohet qëndrimi ilegal në BE, duhet të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar, por duhet edhe të përgatitemi të bëhemi anëtar të Zonës Schengen”, tha ministra Çitaku.
 
Sipas ministres kosovare, aplikimi i regjimit të vizave për shtetet e treta, parandalon emigrimin ilegal të këtyre vendeve në BE. Ministrja Çitaku po ashtu shtoi se është e lumtur se “u përzgjodh fituesi i dizajnit të vizave të Republikës së Kosovës dhe uroi Ministrinë e Jashtme për punën e mirë, që është duke bërë, në implementimin e kushteve për liberalizimin e vizave”. (Albinfo)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im