'Kosova po izolohet', Kryemadhi i përgjigjet Ramës me 6 pyetje: Mini Schengeni po përdoret për presion ndaj BE

'Kosova po izolohet', Kryemadhi i përgjigjet Ramës me 6 pyetje: Mini Schengeni po përdoret për presion ndaj BE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një reagimi në rrjetet sociale i ëhstë kundërpërgjigjur kryeministrit Rama për sa i përket çështjes së Kosovës dhe Shengenit Ballkanik.

Një ditë më parë kryeministri Rama  tha se Kosova me këtë vendim të gabuar për të mos marrë pjesë në takimin e Shengenit Ballkanik po izolohet, por Kryemadhi i kundërpërgjigjet duke thënë se ‘Mini-Schengeni’ po përdoret nga Rama për presion ndaj BE.

Sipas Kryemadhit LSI është në mbështetje të çdo marrëveshje bashkëpunimi në Rajon, por që të jetë transparent. Ndërkohë ajo drejton dhe disa pyetje rreth marrëveshjesh trepalëshe të ‘Mini-Schengen’.

Kujtojmë se sot dhe nesër në Durrës mbahet Samiti i tretë i ‘Shengenit Ballkanik’ mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:

Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “ Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë. Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1. Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?

2. Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?

3. Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?

4. Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?

5. A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?

6. Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?

Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!


Lajmi kryesor:

Mini-shengeni/ Tërmeti zhvendos konferencën në Tiranë, Vuçiç pritet me protesta nga Vetëvendosja! Takimi i radhës në Beograd


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nacionalisti: 20/12/2019 17:49

    POLICIA DUHET TE NDERHYNTE DHE TI SHINTE NE DRU ,,KETA PLEHRAT E VET-MUTIT NGA KOSOVA..PTU,PTU,PTU,,RRACE E KEQE,,...EDI RAMA JEPI URDHER POLICISE TI SHIJE NE DRU KETA SHKERDHATA....

    Përgjigju
  • BUÇE FSHATARE: 20/12/2019 11:50

    O monika buçe fshatare kur meresh ti me politik mos ngelt njeri në Shqipri pa u mar me politik m9j m9nika fshatare me intelekt 0

    Përgjigju
  • LOL: 20/12/2019 11:36

    MONE BEN POLITIKEN E VJETER, NUK KE NJOHURI SEPSE JE PA SHKOLL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda