Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njohur Komitetin Olimpik të Kosovës me status të përkohshëm dhe ka rekomanduar që kjo njohje të bëhet e plotë në Sesionin e ardhshëm të KON-it, në dhjetor të këtij viti, bënë të ditur mbrëmjen e djeshme autoritetet kosovare.
"Kosova është pranuar si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Vendimi hap dyert për pjesëmarrje të Kosovës në olimpiada dhe për pranim të sporteve në federata olimpike", theksoi kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi u shpreh se "kjo është ëndërra e gjeneratave të tëra të sportistëve kosovarë dhe sot falënderojmë ata që gjatë kohërave më të rënda kanë mbajtur gjallë shpirtin olimpik".
Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, në një deklaratë për mediat paralajmëroi se "në muajin dhjetor ne presim që Sesioni i Jashtëzakonshëm i KON-it të marrë vendimin për njohje të plotë të KOK".
Ai shprehu përkushtimin me të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetje të sportistëve dhe në veçanti për Komitetin Olimpik, për përfaqësim denjësisht në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe më tej.
ATSH
/Shqiptarja.com