‘Më mirë vonë se kurrë’, Rama përshëndet vendimin e Kurtit që pranoi planin e BE për asociacionin: Koha që Serbia të bëjë të njëjtën gjë

‘Më mirë vonë se kurrë’, Rama përshëndet vendimin e Kurtit që pranoi planin e BE për asociacionin: Koha që Serbia të bëjë të njëjtën gjë

Me shprehjen ‘më mirë vonë se kurrë’, Kryeministri Rama përshëndetur edhe një herë vendimin e Kosovës që dje pranoi propozimin e BE-së për dialogun dhe Asociacionin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Kosova është në një vend shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së dhe është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

'Urtësia e popullit shqiptarë, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se "më mirë vonë se sa kurrë". Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara. 

Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar  deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare. 

Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës.  Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!'- shkruan Rama.

Pa ndonjë pajtim, Kosova dhe Serbia përmbyllën edhe një maratonë takimesh në Bruksel (26 tetor). Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi pas takimit se Kosova dhe Serbia nuk kanë pasur gatishmëri për pajtim në Bruksel rreth propozimit të ri evropiano-amerikan lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u është prezantuar palëve më 21 tetor.

Sipas Qeverisë së Kosovës, Kurti përsëriti se është i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pala tjetër nuk është.

Nga ana tjetër, Vuçiç tha se ‘Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë e Kosovës - hapa që, në njëfarë mënyre, i kërkon Marrëveshja Bazë’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr