Kosova pranon planin e BE për
zbatimin e marrëveshjes, Serbia ende

Kosova pranon planin e BE për <br />zbatimin e marrëveshjes, Serbia ende
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se plani BE-së për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë është pranuar nga Kosova. Ai ka njoftuar se pala serbe ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar këtë plan.

“Takimi ka përfunduar pas dy ditëve të bisedimeve. Drafti i përgjithshëm i ofruar për implementimin nga ne është pranuar. Por, pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për ta debatuar planin”, ka thënë Kuçi për Express.

Në këtë takim pala kosovare ka kërkuar që takimi i radhës të mbahet mes dy Kryeministrave dhe të lehtësohet nga Baronesha Ashton. “Ne presim që takimi tjetër për këtë plan të implementimit të mbahet takim në mes të dy Kryeministrave dhe zonjës Ashton ku edhe duhet të përfundohet plani implementues i marrëveshjes”, ka thënë ai. Ndërkohë, pala serbe ka ikur nga takimi pa dhenë asnjë koment për gazetarët pas dy ditë të bisedimeve.

Kuçi: Ende jemi në takime

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka komentuar mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes dhe as disponimin e palëve për t’u pajtuar me dinamikën e zbatimit të pajtimit të arritur ditë më parë mes Kryeministrave Thaçi e Daçiç. “Ende jemi me takime”, ka thënë shkurt Kuçi, për Express, nga Brukseli.

Edhe sot takohen grupet për zbatim në Bruksel.

Në Bruksel vazhdojnë sot diskutimet e ekipeve të Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Delegacionet u takuan dje për afro 10 orë për të diskutuar parimet dhe detajet rreth zbatimit të paktit që lidhën dy kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq për përgjegjësitë që do te kenë serbët e veriut të Kosovës. Në axhendën e diskutimeve është afatizimi i përmbushjes së 15 pikave të pajtuara në marrëveshje, dhe dhënia e prioriteteve të punës në terren.

Sot ndërkaq, në Beograd, siç njoftojnë mediat, pritet të mbahet një debat në Kuvendin e Serbisë pasi në rend dite deputetët kanë marrëveshjen Serbi-Kosovë, si dhe të gjitha aktet e tjera të nxjerra gjatë dialogut politik e teknik në Bruksel mes dy vendeve. Qeveria e Serbisë, ka miratuar në mbledhjen e saj të së hënës marrëveshjen me Prishtinë.

(Marrë nga "Gazeta Exspres")

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024