TIRANË, 15 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kandidati i Djathtë për Bashkinë e Tiranës, Doktor Halim Kosova ka mbyllur sot  pasdite fushatën elektorale në njësitë 8,9 dhe 10-të, duke u zotuar se ndershmëria dhe puna do të jenë lidhja mes tij dhe qytetarëve të Tiranës
Sipas tij, ka ardhur koha që Tirana ti japë një përgjigje të fortë varfërisë dhe papunësisë. Kandidadi i djathtë për Bashkinë e kryeqytetit u shpreh se me votën e 21 Qeshorit do të nis puna për modernizimin e rrjetit të ujit, për trafikun, taksat, ndotjen dhe të gjitha premtimet e tjera të bëra gjatë kësaj fushate elektorale nga kandidati i djahtë. "Mbani shënim dhe kërkoni llogari nëse unë nuk mbaj premtimet e mija, nënvizoi Kosova. Unë jam i gatshëm të përballem me çdo kërkesë dhe ankesë, që ju do të keni ndaj meje si Kryetar Bashkie. Mirëpres dhe protestën tuaj nëse nuk i marr përsipër kërkesat tuaja dhe nuk mbaj premtimet e mija", u zotua Kosova. Ai kërkoi bashkëpunim, pasi vetëm kështu sipas Kosovës mund të ecet përpara. "Projekti im është transparenca, integriteti, ndërshmëria, lufta ndaj korrupsionit, dhe komunikimi i përditshëm dhe i drejtpërdrejtë me ju. Do të pyeteni për çdo gjë. Bashkia është pushteti juaj", theksoi Kosova.
"Unë, shtoi ai nuk hyra në këtë garë që të bëhem qytetari i parë. Unë vij nga ju, nga kontakti i përditshëm me ju, jam një nga ju, dhe do të jem një qytetar si ju. Nuk ka hierarki e ndarje mes nesh. I djathtë, i mjatë, i qendrës, i paparti, kushdo qofte, banor i këtij qyteti, kudo ku banon në gjithë territorin e Tiranës, po e them sot këtu se; je partneri im. Konsideroj çdo qytetar të barabartë në të drejta e përgjegjësi dhe do jem çdo ditë në krahun e seicilit për të shërbyer. Unë kam një projekt konkret me pesë pika kyçe, prioritete që kanë lindur nga komunikimi i përditshëm me qytetarët", theksoi Kosova.
Më tej kandidati i djathtë rikutjoi premtimet e tij. "Ujë 24 orë, shkolla të reja e përmirësim i atyre ekzistuese, rrugë e trotuare, qytet të pastër e higjenik, ulje taksash për biznesin dhe krijimi i vendeve të punës Programi është i detajuar, i hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë të fushës. Tirana sipas meje nis tek dera e shtëpisë. Ndërhyrjet do të ndikojnë në cilësinë e jetës në rrugën e në lagjen tuaj. Programi është pjesë e kontratës tonë, dhe duhet ta dinise nuk kam pranuar të vendos atyre gjëra të parealizueshme. Që në këtë moment ka nisur marredhënia jonë e re. Unë besoj pafund, se Tirana e ka pritur kandidatin me integritet. Tirana e ka pritur kandidatin që për 35 vite në kontakte të përditshme me qytetarët nuk ka pranuar të marrë një herë të vetme, diçka të vetme, në këmbim të shërbimit. Tirana e ka pritur ofertën e ndershmërisë, tha  Kosova.
/f.n/