Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat mbrëmjen e djeshme, ku pati edhe takimin me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. I pyetur se pse refuzoi propozimin e BE-së për veriun e Kosovës, Kurti drejtoi gishtin nga Lista Serbe, partia serbe e cila bojkotoi zgjedhjet në 4 komunat.
Kurti ka deklaruar se nuk i vjen mirë që dalja në zgjedhjet për komunat në veri ishte e ulët, megithëse, shton se mbajtja e tyre është obligim.
“Natyrisht që mua nuk më vjen mirë që dalja në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri, ishte e ulët. Mirëpo, nuk janë vetëm të drejta, por janë dhe obligime. Ne i patëm shtyrë, nuk mund t’i shtynim edhe një herë. Unë e kuptoj që këta nuk janë kryetar të komunave në kuptimin normal, pro legaliteti është i domosdoshëm.” – deklaroi ai.
Kryeministri shtoi se Lista Serbe ka gabuar, dhe se çmimin, duhet ta paguajë vetë ajo.
“Me fjalë të tjera, Lista Serbe ka gabu, por gabimin e Listës Serbe nuk mund ta paguajë edhe shteti edhe qytetari i Kosovës. Gabimin e Listës Serbe është dashur ta paguajë Lista Serbe. Ata është dashur të marrin pjesë në zgjedhje, jo t’i bojkotojë.” – tha Kurti.
Ai foli edhe për miratimin e Deklaratës për 1600 të zhdukurit e luftës
“Në këtë takim të nivelit të lartë, në fillim filluam me një notë të lartë e pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e Marrëveshjes të shndërruar pra në marrëveshje për çështjen e të zhdukurve me forcë, të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë.” – u shpreh Kurti për Deklaratën.
Ai u shpreh se draft-statui ka qenë i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës.
“Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues i cili prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë është fondamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën...” – tha kryeministri në lidhje me çështjen e draft-statutit.
“Unë propozova një draft-vizion përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur parasysh edhe nenin 10.” – tha tutje Kurti në lidhje me këtë çështje duke shprehur besimin që drafti i tij të trajtohej me seriozitet.
“Serbët duhet të jetojnë në shtetin tonë, të jenë anëtarë me të drejta dhe obligime në shoqërinë tonë,” – vazhdoi më tej kryeministri.
Ai akuzoi Serbinë edhe se kishte shkelur marrëveshjen bazike të 27 shkurtit:
“Më duhet të theksoj që dorëzova te ndërmjetësit edhe një dokument mbi atë se si nga 27 shkurti kur jemi pajtuar për marrëveshjen bazë, Beogradi zyrtar e ka shkelur atë. Nga ai dokument shihet qartë se nga 11 nenet e marrëveshjes bazë, tetë prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar,”
Kurti iu kthye sërish draft-statutit të prezantuar sot duke thënë që "qartazi ekziston dëshira për Republika Srpska në Kosovë" dhe se një gjë e tillë në të vërtetë e ka shkruar atë.
Ai përmendi një model të Kroacisë prej të cilit kishte marrë frymëzim për të shkruar atë që e cilësoi si "draft-vizion".
Kryeministri i vendit Kurti ndër tjerash tha se kishte përmendur në argumentin e tij edhe letrën që Federica Mogherini i kishte dërguar ish-kryeministrit Isa Mustafa për vizionin e Asociacionit.
Kujtojmë se më 2 maj, u zhvillua takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit.
Në këtë ballafaqim u dakordësua Deklarata për të 1600 të Zhdukur gjatë luftës. Ndërsa nuk u arrit një dakordësi mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë publik pas mesnatës vizionin e tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës
Pas takimit të 2 majit në Bruksel, Kurti tha se draft-statuti i ekipit menaxhues anëtare e të cilit është një deputete serbe, mbetet i papranueshëm për Kosovën.
“Sot Ekipi Menaxhues prezantoi një projekt-statut të "ASMM". Ata tani janë dekomisionuar. Në thelb nuk jam dakord me draftin. Ai përfaqëson dëshirën për një Republika Srpska në Kosovë. Ja vizioni që paraqita sot për zbatimin e Artit. 7 të Marrëveshjes Themelore.”- shkroi Kurti bashkëngjitur me drafin.
Today the Management Team presented an "ASMM" draft statute. They are now decommissioned. I fundamentally disagree with the draft. It represents the desire for a Republika Srpska in Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 2, 2023
Here’s the vision I presented today for implementation of Art. 7 of the Basic Agreement. pic.twitter.com/11kLztgxfF
LEMSHE TE TILLA FEUDALISTE JANE NE DEM TE MEMES SHQIPERI...ZGJIDHJA ESHTE MOLLA E KUQE.
Përgjigju