Kosova regjistron 141 raste të reja infeksioni me COVID-19

Kosova regjistron 141 raste të reja infeksioni me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të martën 141 raste të reja me koronavirus.

Kjo është shifra më e lartë me të infektuar me koronavirus brenda një dite në Kosovë, që prej se u regjistruan rastet e para me këtë virus më 13 mars.

Më së shumti raste në 24 orët e fundit, sipas njoftimit, janë regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 42. Më pas vjen Komuna e Vushtrrisë me 30 raste, në Pejë janë regjistruar 18, në Mitrovicë 11 dhe disa komuna të tjera kanë nën dhjetë raste të reja me koronavirus.

IKSHPK po ashtu njofton se janë shëruar edhe pesë pacientë, duke çuar në 968 numrin e të shëruarve nga COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1,756 raste, ku prej tyre, 34 pacientë kanë vdekur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër