Kosova regjistron 8 viktima e 220 raste të reja me COVID, Maqedonia e Veriut 152 raste të reja e asnjë vdekje

Kosova regjistron 8 viktima e 220 raste të reja me COVID, Maqedonia e Veriut 152 raste të reja e asnjë vdekje

Foto ilustruese

Kosova ka regjistruar 8 viktima dhe 220 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ky rezultat vjen pas testimit të 472 mostrave të marra.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste dhe 177 vdekje të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa 121 pacientë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të të shëruarve në 3.874 dhe numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.086. Me oksigjenoterapi po trajtohen 353 persona , 17 në respiratorë dhe 18 në ventilim mekanik.

Kurse Maqedonia e Veriut regjistroi ditën e sotme 152 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086. Viktima të reja fatmirësisht nuk janë regjistruar dhe numri i të vdekurve mbetet 460.

Pjesa më e madhe e të infektuarve është në Shkup me 39 raste dhe Kumanova me 20 ndërsa numër më të vogël ka në 19 qytete tjera. Raste aktive janë 4,199 dhe 70 persona janë  shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm  në 5,427.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja