/ATSH/-Me njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar janë krijuar rrethana të reja dhe më lehtësuese edhe për ndërkombëtarizmin e basketbollit, por edhe sporteve të tjera.
Kështu u vlerësua në takimin e sotëm të ministrit kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Erolld Belegu.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e deritanishme në basketboll si brenda ashtu edhe në procesin e ndërkombëtarizimit, si dhe për planet për vitin e ardhshëm që ka FBK-ja. Në këtë aspekt u diskutua për hapjen e një qendre të basketbollit për grupmoshat e reja.
/Shqiptarja.com