Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të ketë së shpejti një rezolutë për bisedimet e ardhshme me Serbinë.
Siç shkruan kosovapress, në përmbajtjen e rezolutës parashikohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtet të pavarura.
Kjo rezolutë është mbështetur nga grupet parlamentare të PDK-së, AAK-së, koalicioni për Kosovën e re, SLS dhe 6+.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka mbajtur qëndrim nëse do ta mbështetesë këtë rezolutë, ose jo, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton rezolutën, duke e quajtur si të dëmshme.
(s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com