Kosova shpall ‘non grata’ spiunen ruse, Sveçla: I ndalohet hyrja për 5 vite në territorin tonë

KOSOVË- Gazetarja ruse, Daria Aslamova e cila u ndalua një ditë më parë në hyrje të Kosovës është shpallur person ‘non grata’. Aslamova u shpall person i padëshiruar nga ministri i i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’’, njofton se i është ndaluar hyrja për 5 vite në Kosovë.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla shkruan se kushdo që ka për qëllim të destabilizojë Kosovën do të përballet me ligjet.

"Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës", shkruan ai.

Shtetasja ruse Daria Aslamova u ndalua një ditë më parë në kufi teksa po përpiqej të futej në Kosovë. Sveçla ka thënë një ditë më parë se shumë shtete kanë vërtetuar se Aslamova ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse duke u hequr si gazetare. Sveçla ka thënë po ashtu se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete.

Media ku punon Aslamova, Komsomolskaya Pravda, ka thënë se ajo është liruar nga autoritetet e Kosovës në mëngjesin e së dielës dhe tani ndodhet në Rashkë të Serbisë, qytezë në afërsi të Jarinjës, pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Kush është Daria Aslamova?

Daria Aslamova është korrespodente speciale për të përditshmen ruse, Komsomolskaya Pravda. Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit. Aslamova ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad. Ndërkohë, ajo ka edhe një foto me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.

Përgjatë karrierës së saj, ajo ka intervistuar ish-presidentin irakian, Sadam Hussein dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad. Ajo është arrestuar disa herë në zonat e luftës dhe e ka të publikuar edhe një libër me titull, “Ditari i një vajze famkeqe”. Aktualisht Aslamova realizon një emision televiziv të titulluar, “Pikat e nxehta me Daria Aslamovan”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Shpallja non-grata e gazetares ruse në Kosovë, Grenell: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund të dëbohen në të ardhmen

1659372228_download1.jpg

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova dëboi gazetaren ruse, Daria Almaova.

Grenell e ka cilësuar deklaratën e bërë nga Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, si “nxitje për urrejtje”.

Sipas tij, shpallja non-grata është një precedent i tmerrshëm, pasi çdo vend ka të drejtë të dëbojë dhe shpallë non-grata zyrtarët e Kosovës në të ardhmen..

“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm. Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, u shpreh Grenell, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër çdo lloj mase reciprociteti me Serbinë që Kosova synon ta vendos.

Ora 16:49
Sveçla reagon sërish gazetaren ruse që u përpoq të hynte në Kosovë: Spiune e konfirmuar ruse

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpalljes “non grata” për pesë vitet e ardhshme të gazetares ruse Daria Aslamova, pasi u përpoq të hynte në territorin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla u shpreh se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës.

Sveçla tha se Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar rus e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ???????? ndërhyrjes në veri të Kosovës.

Sot, nën autoritetin tim si Ministre e Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Asmalovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.

Spiunët rusë vazhdojnë të jenë aleati kryesor i Serbisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën”, u shpreh Sveçla.

Ora 14:40
‘Korruptoi të intervistuarit me marrëdhënie seksuale’, dalin foto nudo të spiunes që u ndalua në Kosovë

Janë publikuar disa foto nudo të gazetares ruse, Daria Aslamova që u ndalua në kufi teksa po futej në Kosovë. Virussia, një faqe me seri dokumentarësh, shkruan se ajo ka korruptuar të intervistuarit e saj me shërbime seksuale.

“Gazetarja ruse (spiunja) Daria Aslamova korruptoi të intervistuarit e saj me shërbime seksuale. Sot në Kosovë, ajo tregoi se është thjesht një plakë e kohës së Putinit. Në këtë foto, së bashku me kriminelin serb Radovan Karaxhiq, ajo ishte një vajzë e re me shumë energji”, shkroi “Virussia”.

Foto nudo të gazetares në fakt gjenden në internet prej disa vitesh, ndërsa thuhet se aji i ka publikuar vetë.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 07/08/2022 18:43

    Grenell,provove se ke qene nje perfaqsues antishqiptar dhe prorevanshist filosllav me statusin e te derguarit special te departmentit USA.Faqe e zeze per ty dhe ata qe te emeruan.Departamenti USA nuk te lejon ty e asked të shkele mbi gjakun e mijra e mijra shqiptareve te vrare oer liri e prosperitet social. Kurve e rendomte.

    Përgjigju
    • Arbërori: 07/08/2022 20:46

      Të lumt për këtë shkrim…!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës