Kosova, sot vendoset fundi
i mbikqyrjes së pavarësisë

Kosova, sot vendoset fundi<br />i mbikqyrjes së pavarësisë
TIRANE- Plot 22 vjet nga dita kur Kuvendi në Prishtinë shpalli deklaratën për Kosovën Republikë, sot në Vjenë Grupi Drejtues Ndërkombëtar të marrë vendim për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

“Kosova së shpejti do të jetë shtet me pavarësi të plotë, pasi të hënën në Vjenë komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të vendosë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës” ka thënë ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger në një intervistë për agjencinë e lajmeve DPA.

“Kjo është shenjë e qartë e mirëbesimit që është vendosur në Kosovë”, tha ai dhe shtoi se Kosova “është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbet e veta dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj”. 

BERISHA, DATË HISTORIKE PËR GJITHË SHQIPTARËT
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vendimin e grupit Drejtues Ndërkombëtar për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës e ka cilësuar një ngjarje të madhe dhe një ditë historike për të gjithë shqiptarët.

SOT TAKIMI
Takimi i sot Grupit Drejtues Ndërkombëtar të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë zhvillohet në nivel të drejtorëve për Ballkanin Perëndimor të Ministrive të Punëve të Jashtme. Ai do të bahet në Ministrinë Federale për Marrëdhënie Evropiane dhe Ndërkombëtare në Vjenë”, ka njoftuar ICO. Pritet që në Austri të jenë edhe Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve shtetërore të Kosovës.

NDRYSHIM KUSHTETUTE, RAPORTI ME NDERKOMBETARET
Po ashtu pritet që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën të deklarojnë se Kosova i ka përmbushur shumicën e kritereve ndërkombëtare për të funksionuar si shtet pa mbikëqyrje. E deri në vjeshtë, institucionet e Kosovës duhet t`i miratojnë ligjet dhe ta ndryshojnë Kushtetutën në ato nene që kanë të bëjnë me kompetencat e ndërkombëtarëve në Kosovë. 

FEITH: NE SHTATOR FUND MBIKQYRJES
Edhe Piter Feith përfaqësuesi ndërkombëtar civil në Kosovë deklaroi dje për radion serbe B92 se zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) në shtator do të pushojë mandatin e saj dhe atëherë do të përfundojë periudha e pavarësisë së mbikëqyrur e Kosovës

SERBIA: MISIONI NDERKOMBETAR TE MOS LARGOHET
I ashtuquajtur sekretar shtetëror për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç citohet të ketë thënë se mbyllja e zyrës së ICO-së nuk do të thotë aq shumë, pasi kjo zyrë është refuzuar që në fillim nga serbët. Por paralajmëroi se do të jetë e rrezikshme largimi i misionit ndërkombëtar.
“Është e rrezikshme kur një mision ndërkombëtar largohet. Kjo do të thotë rrezik për Serbinë”, tha ai për B92.
“12 – 13 vjet nuk është kohë e mjaftueshme për të thënë se ka një komunikim mes dy komuniteveve në Kosovë” shton më tej Ivanoviç

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)