Me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme këtyre ditëve, Britania e Madhe tregoi standard të lartë në procesin politik, të gjithë liderët e partive politike (Ukip leader Nigel Farage, Labour leader Ed Miliband and Liberal Democrat leader Nick Clegg) që humbën zgjedhjet e përgjithshme dhanë dorëheqje të menjëhershme, pranuan dështimin, duke bërë thirrje për lidership të ri dhe konkurrent në partitë e tyre.
Dëshmuan se partia nuk është pronë private dhe nuk përdoret për qëllime private.
Kjo është vlerë dhe standard moral dhe patriotik, që e gjithë bota demokratike duhet të marrë shembull për të mirë, e posaçërisht do të ishte mirë që liderët e partive politike në Kosovë të marrin shembull se si duhet vepruar në rast se humbin zgjedhjet, apo edhe në rast se partia e tyre humb elektoratin nën lidershipin e tyre.
Mesazhi i qartë për liderët e Kosovës: hapni rrugë konkurrencës së shëndoshë sepse ka kaluar koha e totalitarizmit mesjetar, dhe mos i avanconi dhe mos i forconi dështakët, sepse po dobësoni dhe po dëmtoni sovranitetin e shtetin e Kosovës.
/Shqiptarja.com