TIRANE - I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” sonte ishteë kandidati I djathtë për bashkinë e Tiranës doktor Halim Kosova.

Kandidati prezantoi programin e tij ku tregoi edhe për projektet që ai ka për planin rregullues të kryeqytetit, kaosin e trafikut e shumë detaje të tjera nga program me të cilin ai kandidon.

Halim Kosova u shpreh se kundërshtari I tij politik nuk ka asnjë shank që të mund të zërë karrigen e kryebashkiakut dhe këtë doctor Kosova e tha me bnindje duke theksuar se këtë e ka dëgjuar nga shumë banorë që I takon në takimet e përditshme.

Halim Kosova te “5 pyetje”: Në këtë situatë të rëndë nuk ka kohë për debat
I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, Halim Kosova i është përgjigjur ftesës së Veliajt për debat publik se me këtë situatë të rënduar, që sipas tij janë banorët e Tiranës, nuk ka kohë për debat.
 
Fillimisht Kosova u shpreh se nga Veliaj nuk është kontaktuar drejtpërsëdrejti për debat, më tej ka sqaruar edhe arsyet se pse sipas tij muk ka kohë për debat
“Kujt mua personalisht smë ka thënë. Situata është shumë e rëndë. Kur i sheh njerëzit nga pranë kupton se ku jetojnë.  Në një lagje tiranëspashë një varfëri ejsktreme. Gra me fëmijë në dorë më thoshin që e vetmja rrugë për të jetuar është mbledhja e kanaceve,. Dhe burrat i kishin në burg se s’kishin paguar energjinë. Nuk kemi kohë për debat. “- tha Halim Kosova.


Intervista e plotë e Halim Kosovës

Cili është sipas jush bilanci I Ramës në bashkinë e Tiranës?
Unë si karakter dhe kur kam marrë përgjegjësinë në shëndetësi dhe tani nuk kam sh qejf të merrem me paraardhësit dhe të bëj analizën e tyre se realisht kam shumë punë por ama si dhe në sektorin shëndetësor dhe tani në menaxhimin e Tiranës do shoh çfarë është bërë mirë dhe do rregulloj çfarë nuk është bërë. Kjo është ajo që kam marrë unë përsipër të bëj. Rama ka bërë disa punë të mira dhe unë nuk mund t’ia mohoj. Në atë kohë atë e ka ndihmuar edhe Meta sepse në atë kohë ka qenë kryeministër. Atëherë kur na vinte ndonjë I huaj e fusnim nëpër rrugë që tyë mos shihte se si ishte gjendja realisht.  Unë kam banuar përballë shkollës “11 janari” në një pallat. Jemi rrit në një fushë ku luanim futboll dhe përbri saj kishim një fushë volejbolli dhe që të dyja sot nuk ekzistojnë se ia ka marrë frymen pallatet që janë ndërtuar aty. Pra ndërtimi I pallateve të mëdha është një nga problemet. Po ashtu edhe përballë shkollës “Vasil Shanto” e njëjta situatë. Aty luanim futboll dhe e njëjta situatë, ajo është e bllokuar nga pallatet. Nëse në një qytet mungon plani rregullues për mua më mirë mos e bëj një gjë fare se sa ta bësh gabim. Për çdo gabim për ta rregulluar pas disa vitesh do firmosësh për tritolin dhe do paguash qimet e kokës. Plani rregullues duhet të jetë detuyrë për çdo kryebashkiak.
 

Cili është bilanci I Bashës?
Ajo që është bërë mirë dhe smund të mohohet është plani rregullues. Objektivat se ku do shkojë qyteti janë shumë të vlefshme. Shembulli im personal është ndërtimi I klinikës sime me ndihmën e një miku zvicerian. Atë se kisha ndërtuar mirë dhe e hodha në lumë. Çdo gjë e ndërtuar mirë është fitim për qytetin dhe qytetarët. Pastaj janë edhe punësimet që s’mund të mohohen. Si Basha dhe Rama kanë pasqyruar se çfarë politika mund të bëjë për bllokimin e projekteve nëse ka luftë politike.

Dështimet e Bashës cilat janë?
Për mua është më mirë të mos e bësh një gjë sesa ta bësh se të duhet me e shëmb pastaj. Ka shumë zona të ndërtuara në Tiranë që do të shemben. Lufta politike si dy konkurentë për pozicionin ka sjellë që ti krijojnë pengesa Bashës duke I munguar qytetit dy projekte madhore që jo vetëm do ta shndërronin Tiranën, por… bëhet fjalë për stacionin multimodial dhe zgjatimin e bulevardit.

A ka nevojë plani rregullues për ndryshime?
Për fatin e qytetarëvë jam I sigurtë se Veliaj nuk do ta ketë shancin për ta ndryshuar se duhet që më parë ai të futet në zyrën e kryetarit dhe ai nuk ka shance. Ne I kemi marrë sinjalet e para se çfarë do të ndodhë në zgjedhje dhe do të ketë trukime të rezultateve. Ju keni nuhatje dhe sy të mprehtë për të parë çdo gjë. Unë prezantova projektin për rikonstruksione…Basha e ka bërë planin rregullues siç duhet por lapsi politik e ka bërë të ndryshme. Nëse nisesh nga Tirana për të shkuar në rrethina duhet ti biesh rreth e qark. Në konceptin tim në bashkëpunim me urbanistët ndër të cilët Besnik Aliaj ka koncepte të qarta e të thjeshta për Tiranën. Më ka paraqitur një hartë ku shtrihet e gjithë Tirana dhe ne mund të zhvillojmë ekonomi turistike në zonat pas Malit të Dajtit, Petrelës e të tjerave. Kjo është një kurorë e bukur rrethuese. Në ato që po diskutojmë, kjo lloj strukture do ti bashkohet projektit që Basha ka bërë në këtë zonë janë parashikuar që të komunikojnë më njëra-tjetrën të gjitha këto zona.

Si do ta zgjidhni kaosin me trafikun e Tiranës?
Qytetit I duhet dhe unaza dhe terminali multimodal. Duhen ofruar të gjitha mundësitë për të krijuar mundësi më të mira për uljen e kaosit në kryeqytet. Po të mbarojë terminali do të thotë që do ketë 100 parkime për autobusë. Në rrugën që unë shkoja gjithmonë në punë ka disa agjënci që kur vijnë autobusë, gjysma e rugës zihet nga autobusët. Kjo krijon kaos. Po ashtu do ketë 5 platforma treni dhe 3 platforma tramvaji. Unë kam si pikësynim sit ë rregulloj një transport sa më komod në përdorim të taksive dhe transportit urban. Pikjësynimi im është që nëse qyteti është shumë I ndotur, trafiku është I tmerrshëm e nuk arrin dot në orar e shumë të tjera. Nëse unë taksive u krijoj çmime favorizuese për  naftën, qytetarët do të marrin më shumë shërbim me më pak shpenzime. Nëse harxhoj 1 mijë lekë për pastrim ajri më mirë I jap 300 lekë taksive që të ulin çmimet dhe kështu s’më duhet të pastroj ajrin por e parandaloj këtë.  Nëse e krijoj këtë mundësi dhe me siguri që do ta krijoj sdhumë njerëz nuk do ti nxjerrin më makinat nga shtëpitë se kështu do tu kushtojë më shumë sesa të lëvizin me makinat e tyre. 

Për biznesin?
Sipas çdo lloj ligji Bashkia ka kompetencën që ti ulë deri në 30 %, Bashkia tregon që është më miqësore me biznesin,. I krijon mundësinë që të hapë vende të reja pune. Kushti është që unë do bej ulje, por sa vende pe reja pune do të ketë. Në përmjet politikës fiskale do të nxisim biznesin. Njerëzit nuk dinë që edhe dyqanet kanë borxhe te grosisti. Po bëhet një lloj zinxhiri që do të ketë pasoja. Do të luftojmë që të marrim edhe kompetenca të tjera.

Ke projekt keni prioritet?
E para është Tirana e pastër dhe e Gjelbër, e dyta arsimimi, i treti trotuarët dhe transporti, e katërta ulje taksave dhe e 5 shtresat në nevojë. Aty ku ka dëshirë ka edhe mundësi. Do të ndajmë plehrat, do ketë 4500 kazanë të cilët do të jenë nën nivel. Që në mbledhjen e parë me stafin kam shtruar pyetjen, se çfarë lloj materiali duhet të përdorim që të mos vjedhin më pusetat. Ideja e një materiali të thjeshtë, parandalon rënien në gropë të njerëzve.
 
Ka edhe kandidatë për ndalimin e ndërtimeve në Tiranë, ju do e vijoni këtë ide?
Nuk kam bërë asgjë pa pyetur pacientin ose familjarët. Nesër nuk do bëj asgjë pa pyetur qytetarët. Lagjet muze duhet të kishin me tepër vëmendje. Turistët nuk vijnë për fasadat. 

Sa shkolla të reja duhet të ndërtohen në Tiranë? Edhe pas 25 vitesh arsimi zhvillohet me turne. 
Bashkia e ardhshme e Tiranës e ka në vëmendje, ne e kemi llogarit që Tiranës i nevojiten 10 shkolla të reja. Do të rikonstruktohen të tjerat, Vetëm nga rikonstruksionet shtohen hapësirat për 7500 nxënës. Të gjitha këto do të bëjnë se do të rritet cilësia.

Spitali që do të ketë  Bashkia?
Nuk kam thënë që Bashkia do të ndërtojë spital. Kam thënë që do të menaxhojë një spital. Këto nuk janë bërë. Nëse ministri do më thoshte që këto janë Utopi, do i thosha që kjo është një sfidë. Spitali Bashkia është një model që ekziston kudo në botë.
 
Ku do ndryshojë spitali i Bashkisë me atë publik ?
Shëndetësisë sot i pëlqen decentralizimi. Sa herë i është dhënë autonomia një spitali ia kanë marrë prapë. Kur kisha pak autonomi nën drejtimin e spitalit na tepruan 30 % të shpenzimeve. Më pas në vitin 2004 më hoqën. Autonomia është qyp me mundësi. Unë do të jap çmimet e mia.
 
Si ju duket fushata e rivalëve?
Nuk kam kohë të ndjek. Pyes nëse kanë ndonjë ide të mirë dhe t’ua marrë, por deri tani më thonë q ëato që them unë i marrin e thonë një ditë më pas.
 
Erion Veliaj iu ka bërë thirrje për debat?
Kujt? Mua personalisht smë ka thënë. Situata është shumë e rëndë. Kur i sheh njerëzit nga pranë kupton se ku jetojnë.  Në një lagje të Tiranës pashë një varfëri ekstreme. Gra me fëmijë në dorë më thoshin që e vetmja rrugë për të jetuar është mbledhja e kanaçeve,. Dhe burrat i kishin në burg se s’kishin paguar energjinë. Nuk kemi kohë për debat.
 
Do hiqni dorë përfundimisht nga bluza e bardhë, apo di vijoni akoma?
Unë nuk do të përzihem me politikë. Kontributi që unë do të jap është se çfarë mundësish do u ofroj unë qytetarëve. Kismetin dhe fatin askush nuk e ka në dorë. Do të ketë kontrollet periodike ashtu siç e kërkon nevoja e qytetarëve
 
Kanë dalë dy sondazhe, pak a shumë me të njëjtën logjikë. Jeni në një diferencë prej 10 pikesh.
Nuk e kam filluar këtë punë ta mbaj veshin te sondazhet. Artur Nura më pyeti për to dhe më tha, se 71 % të njerëzve të kanë vlerësuar pozitivisht si MSH. Ka edhe njerëz që kur i kanë pyetur nga frika e kësaj qeveri hakmarrëse nuk kanë thënë që do votonin për mua. Testi më i mirë janë sytë e qytetarëve, bisedimet me ta. Maksimumi 5 % e njerëzve janë kundër meje. Kam dalë rrugëve dhe i pyes për hallet e tyre.


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)