TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, i cili paraqiti Letrat-Kredenciale.
Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Kosovës Selimi, vuri në dukje se: “Ardhja juaj si Ambasador dhe misioni juaj do të vazhdojnë në gjurmët e suksesshme të punës së parardhësit tuaj.” Presidenti Topi theksoi se: “Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë janë vëllazërore. Ne gëzohemi dhe jemi krenarë për faktin që çdo ditë e më shumë institucionet e Kosovës shënojnë përparime. Këto pikëpamje dhe ndjenja i ndaj edhe me të gjithë bashkëbiseduesit dhe partnerët e huaj me të cilët takohem.”.
Presidenti Topi i përcolli përshëndetjet më të ngrohta Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga me dëshirën për ta takuar së afërmi në Tiranë, duke shtuar se: “Uroj që Kosova t’i japë fund statusit të pavarësisë së mbikëqyrur dhe të plotësojë të gjitha standardet për një integrim të plotë të të gjitha vendeve të rajonit tonë në gjirin e Bashkimit Evropian.”
Nga ana e tij, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, pasi e falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen dhe i përcolli përshëndetjet e ngrohta në emër të Presidentes Jahjaga, Kryeministrit Thaçi dhe autoriteteve më të larta drejtuese të Kosovës, vuri në dukje se ndihet shumë i nderuar që është përfaqësuesi diplomatik i shtetit më të ri, demokratik, sovran e të pavarur në Ballkan. Ambasadori Selimi, duke shprehur mirënjohjen, theksoi faktin se: “Përveç Brukselit dhe Uashingtonit, Tirana është mbështetja jonë. Synimi ynë është që të konsolidojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe që Kosova të bëhet pjesë e takimeve dhe nismave rajonale. Objektivi parësor i politikës së jashtme të Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO-ja dhe për këtë vlerësojmë mbështetjen dhe përvojën e vlefshme që na ofron Shqipëria.”
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com