PRISHTINË, 17 Nëntor /ATSH-B.Jashari/- Në muajin e gjashtë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit Kosova ka tre pretendentë për postin e kryeministrit në qeverinë e re, një nga koalicioni parazgjedhor e dy nga koalicioni paszgjedhor.
LDK e AAK mbajtën mbledhjet e kryesive të tyre, pas takimit mbrëmjen e së premtes, që rezultoi pa marrëveshje të re të liderëve të koalicionit paszgjedhor të marrëveshjes së 10 qershorit dhe marrëveshjes së parimeve të 10 shtatorit, ku janë të përfshira edhe VV dhe Nisma.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë që kërkon ridizajnimin e marrëveshjes dhe marrjen e postit të kryeministrit për liderin e saj Isa Mustafa dje ka konfirmuar rolin dhe angazhimin e plotë të LDK-së, si prijëse e koalicionit të shumicës parlamentare.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i së cilës Ramush Haradinaj me marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor ishte nominuar për kryeministër, në mbledhjen e sotme të Kryesisë theksoi qëndrimin se, "marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilitdo subjekt që është pjesë e koalicionit. Për më shumë, në atë rast, përgjegjësia e tërë, për dështimin eventual të marrëveshjes së 10 qershorit, bie mbi atë subjekt politik dhe mbi udhëheqësinë e tij".
Kryetarët e partive të koalicionit paszgjedhor të 10 qershorit, LDK-AAK-Nisma dhe subjektit të marrëveshjes së parimeve të 10 shtatorit, VV-së, pritet të vazhdojnë takimet këtë fillmjavë, sipas paralajmërimit që është bërë pas takimit mbrëmjen e së premtes, por ende nuk ka ndonjë njoftim se kur do takohen sërish.
Çështje e diskutimeve u bë rindarja e posteve në situatën kur sipas Aktgjykimit të Kushtetueses koalicioni paszgjedhor nuk ka të drejtën të propozojë kryeparlamentarin, për të cilin post sipas marrëveshjes së 10 qershorit ishte kandiduar lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ndërsa për postin e kryeministrit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në pritje të rivazhdimit, që s'dihet kur, të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të nisur para pikërisht katër muajve, në 17 korrik, e të ndërprerë dy herë, tashmë janë bërë tre pretendentë për postin e kryeministrit: I pari nga koalicioni i para zgjedhjeve të 8 qershorit, i PDK-së fituese e zgjedhjeve - kryetari Hashim Thaçi; i dyti nga marrëveshja e koalicionit paszgjedhor të 10 qershorit LDK-AAK-Nisma, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj; i treti kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka anuluar zgjedhjen e tij për kryetar Kuvendi me votimin pas ndërprerjes së parë të seancës konstituive.
"Blloku afër shpërbërjes", është një kryetitull në shtypin e sotëm kosovar, ku paralajmërohet se, "LDK-ja do të tërhiqet përfundimisht nga Blloku nëse Ramush Haradinaj nuk lëshon pe. Kryesia e kësaj partie e ka konfirmuar edhe zyrtarisht qëndrimin e LDK-së se nuk lëshon pe nga kërkesa e saj për pozitën e kryeministrit"./ATSh/
/Shqiptarja.com