PRISHTINË, 8 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- Eksperti kosovar i mikrobiologjisë dhe kontrollit të infeksioneve Prof. Lul Raka, udhëtoi sot për Liberi për të kontribuar në angazhimet globale në përballjen me epideminë e shkaktuar nga virusi Ebola, i cili ka prekur disa vende të Afrikës Perëndimore.
Dr. Raka është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si konsulent për parandalimin dhe kontrollin e Ebolës në nivelin nacional në Liberi dhe pritet të qëndrojë 6 javë në këtë shtet afrikan. Përvoja e fituar në Afrikë do të jetë e rëndësishme edhe për shëndetësinë kosovare në rast të ballafaqimit me rastet eventuale të Ebolës në vendin tonë, thuhet në njoftimin e sapodërguar nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
Para nisjes për në Liberi, dr. Raka është pritur nga Shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë- Dr. Skënder Syla, i cili ka vlerësuar gatishmërinë e dr. Rakës për t'u bërë pjesë e kontributit global në luftën kundër Ebolës dhe i uroi suksese në këtë mision. Për këtë sfidë dhe angazhim, Dr. Raka është përgëzuar edhe nga zyrtarët e lartë të MSH dhe IKSHPK, të cilët kanë përshëndetur angazhimin e tij në Liberi.
Epidemia aktuale e Ebolës deri tani pati 3967 raste të sëmundjes me 2105 raste të vdekjes. Kjo epidemi po veçohet me shtrirje edhe në zonat urbane si dhe me prekjen e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësorë (120 raste të vdekjes)./k.s/
/Shqiptarja.com