Kosova ultimatum Shqipërisë
për cmimin referent për pataten

Kosova ultimatum Shqipërisë<br />për cmimin referent për pataten
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës do ta presë edhe sot Shqipërinë, për të hequr çmimin referent për pataten. Në të kundërtën, pritet të vendosen çmime referente edhe për produktet e Shqipërisë.

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë nuk do t’i japë më afat Shqipërisë, për heqjen e çmimit referent për pataten. Nëse ky shtet edhe sot do të vazhdojë të aplikojë këtë çmim, atëherë Ministria e Tregtisë e Kosovës do të fillojë të zbatojë reciprocitet edhe me këtë shtet.

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë për gazetën kosovare Express, se edhe Kosova do të fillojë të zbatojë reciprocitet me Shqipërinë, nëse edhe të hënën (sot) ky shtet do të vazhdojë të aplikojë çmimin referent për pataten.

“Nëse edhe nesër (sot) nuk hiqen çmimet referente për pataten, atëherë do të fillojmë edhe ne të aplikojmë të njëjtën gjë në produktet e tyre, vetëm se jo në patatet, pasi ne nuk importojmë patate”, thotë ministrja Kusari – Lila.

Ajo njëherë thotë se nuk mund të tregojë se cilat janë ato produkte në të cilat do të fillohet të aplikohet çmimi referent. Ajo pohon se vetëm do të sigurohen që çmimi referent të gjejë zbatim në ato produkte, të cilat nuk mund të rrisin koston për konsumatorin. Kusari – Lila thekson se kjo nuk është aspak situatë e favorshme, pasi këtë çështje kanë pritur ta zgjedhin me dialog të mirëfilltë, e jo me këto masa.

“Ne jemi munduar tërë kohën të jemi në kontakt me Qeverinë shqiptare, por prej tyre nuk kemi marrë përgjigje zyrtare”, thotë ajo, duke shtuar se kanë pasur vetëm përgjigje që nuk kanë qenë të informuar për këtë problem. Kusari – Lila tregon se atyre ua kanë bërë me dije se do t’i presin deri të hënën, në të kundërtën, ajo pohon se do të vendosin procedurën e aplikimit të çmimeve referente për produktet e tjera. Shqipëria ka kohë që ka filluar aplikimin e çmimit referent prej 24 centësh për papatet e Kosovës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja