Kosova urdhër-arreste për 57
serbë të dyshuar për krime lufte

Kosova urdhër-arreste për 57<br />serbë të dyshuar për krime lufte
PRISHTINE-Teksa politikani kosovar Ramush Haradinaj arrestohet sepse mbetet në fuqi një urdhër arrest ndërkombëtar nga Serbia, duket se Kosova ka nxjerrë ‘kthetrat’. Mediat kosovare shkruajnë se Kosova ka lëshuar 57 urdhër arreste për serbët e dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë shpallur 57 në kërkim 57 të dyshuar serbë për krime lufte në Kosovë, shkruan media 'Insajder'.

Kërkesat për arrestim ndërkombëtar të tyre janë lëshuar me vendim të gjyqtarëve të procedurës paraprake të EULEX-it dhe gjyqtarëve vendës.

Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dyshohen se serbët gjatë viteve 1998-1999 kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Këto raste të hetimeve janë duke u ndërmarrë pas mbartjes së lëndëve dhe kompetencave nga prokurorët ndërkombëtarë tek ata vendës.

Prokuroria ka thënë se EULEX-i ka transferuar 50 raste të krimeve të luftës.

Këta prokurorë deri tani kanë ngritur vetëm dy aktakuza, kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Njëri prej tyre është Fatmir Limaj.

“Gjithsej 50 raste janë të transferuara nga EULEX-i tek prokurorët vendorë. Prej tyre, të arkivuara janë dy raste me dy persona, të pezulluara janë njëzetë 20 raste me 112 persona”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurori.

Prokuroria ka thënë se po kërkon tani që të ndalohen 57 të dyshuar për krime lufte.

“Kundër 57 të pandehurve janë lëshuar urdher arrestet”, ka thënë Lutfiu.

Urdhër arrestet ndërkombëtare detyrojnë secilin shtet që nëse takojnë këta të dyshuar, t’i ndalojnë dhe t’i njoftojnë autoritetet kosovare, të cilat pastaj fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm