Kosova vendos marrëdhënie
diplomatike me Fixhin

Kosova vendos marrëdhënie <br />diplomatike me Fixhin
PRISHTINE - Republika e Kosovës ka vendosur dje marrëdhënie diplomatike me Republikën e Fixhit.

“Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar në Tokio nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, dhe ambasadori i Republikës së Fixhit, Isikeli Uluinairai Mataitoga”, bëri të ditur për REL, Ministria e Jashtme e Kosovës.

Fixhi e ka njohur shtetësinë e Kosovës në nëntor të vitit 2012.

Sipas së përditshmes “Bota sot”, në dokument shprehet vullneti i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Fixhit për nxitjen e mirëkuptimit reciprok dhe fuqizimit të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve. Po ashtu riafirmohet përkushtimi i dy qeverive për parimet e Kombeve të Bashkuara dhe të të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektimin e pavarësisë kombëtare, barazisë ndërmjet shteteve, integritetit territorial, traktateve ndërkombëtare dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vitit të kaluar ka pasur kontakte të shpeshta dhe takime direkte me liderët e këtij shteti si dhe ka zhvilluar një vizitë në Republikën e Fixhit, ku ka pasur takime me homologun Inoke Kubuabola dhe kryeministrin e Fixhit, duke kërkuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.


Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë