Kosovari që braktisi famën si
kampion bote për t'iu bashkuar ISIS 

Kosovari që braktisi famën si<br />kampion bote për t'iu bashkuar ISIS 
Valdet Gashi shqiptari nga Kosova dy herë kampion bote në kick-boks dhe kampion tai-boksi për Gjermaninë braktis famën e tij për t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS në Siri.
 Gashi, 28 vjeç, i cili është i martuar me dy fëmijë dhe jetonin në  Bavari të Gjermanisë  pohoi ai u bashkua me grupin gjakatarë terrorist në  "për të ndihmuar dhe për ti kërkuar një përgjigjje '- sipas gazetës gjermane Augsburger Allgemeine

Tetorin e kaluar Valdet Gashi paralajmëroi se do të pushonte për një kohë të gjatë. "Më duhet një pauzë", tha dy herë kampioni i kick-boksit, 28-vjeçari nga Singeni buzë Liqenit të Konstancës. Ai i kishte arritur të gjitha që në sportin e tij arrihen: kampion bote në kick-boks, kampion gjerman në tai-boks. Gashi, i cili është rritur në Oberpfalz, kishte thënë se do të shkonte në Tajlandë për të marrë frymë dhe për tu trajnuar. Edhe familja e tij i besonte kësaj.
Gashi thotë se megjithëse ai nuk e ka përdoru asnjëherë armën  atje ,ka parë  ekzekutime barbare të cilat ISIS kryën në emrin e shtetit islamik sepse nuk është ky qëllimi thotë ai “ne shohim mos gjejmë nëse ka kontrabandistë, që sjellin ilegalisht mallra, për shembull cigare, alkool dhe drogë. Këto janë të ndalura plotësisht këtu”, shkruan Gashi.
 
Sipas informacioneve të shërbimit sekret gjerman një në 5  luftëtar gjerman në Siri është radikalizuar përmes këtij projekti.
 «Këtu janë shumë njerëz nga Gjermania», konfirmon Gashi. Ai thotë se në Siri flet pothuaj vetëm gjermanisht dhe anglisht, arabishten thotë se e njeh vetëm sipërfaqësisht. 

Gashi u radikalizua në shumë faqe në internet: rrjeti social i cili konsiderohet si makinë rekrutimi e Shtetit Islamik. Si asnjë grup terrori më parë ISIS ka mësuar që frontin virtual ta shfrytëzojë për qëllimet e tij. Në rrjet qarkullojnë video, që tregojnë brutalitetin më të madh të milicisë së ISIS-i . Por ata janë vetëm pararoja, një show i horrorit për Perëndimin.- raporton Daily mail

Trofetë shkëlqyese, të cilat i kishte mbledhur përmes sportit, me gjasë nuk i mjaftonin..Si për ta mbyllur në faqen e tij në  rrjetin social Facebook ai shkruan pas komenteve negative nga persona të ndryshëm se "Nëse më njihni vërtetë mua ,ju do të duhet ta dini se unë nuk do të bëjë diçka të keqe  Por gjithsesi .... mbani këtë mendim për mua , nëse kjo ju bën të lumtur,"-shtoi ai.

Shërbimet e inteligjencës gjermane thonë se numri i shtetasve të luftojnë për Isis është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga fillimi i vitit dhe tani ka rreth 650 anëtarë gjermane të grupit terrorist.
 kick

kick
































































Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji