Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka nënshkruar vendimin për miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme, e cila përmban 1441 asete të trashëgimisë kulturore, bën të ditur sot Ministria kosovare.
Në listën që është hartuar nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave - Projekteve Restauruese - Konservuese të Trashëgimisë Kulturore, Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, si dhe institucionet e tjera të trashëgimisë kulturore vartëse të MKRS-së, janë 49 asete të reja të trashëgimisë kulturore, 44 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkitekturore, 3 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe 2 në kategorinë e trashëgimisë kulturore të luajtshme.
Ministri Krasniqi, nënshkrimin e kësaj liste e vlerëson si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
"Miratimi i Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme tregon përkujdesjen e shtetit ndaj trashëgimisë kulturore. Padyshim është shumë e rëndësishme që pas konstituimit të institucioneve të reja shtetërore, Kuvendi i Kosovës të marrë vendim shumë shpejt për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, institucion që edhe do të udhëheqë punën në hartimin dhe miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme", tha ministri Krasniqi.
ATSH
/Shqiptarja.com