Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1,593 raste të reja me koronavirus nga 6,837 testime të kryera.
Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 34,208 raste aktive me COVID
Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2,433 qytetarë.
943 qytetarë janë vaksinuar ndërsa 893,643 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,777,085 doza vaksine.