Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus nga 1,263 testime të kryera. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rritje të numrit të infektimeve, pasi dje u regjistruan 6 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1,349 doza vaksine, ndërsa që prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë dhënë 1,612,311 doza të vaksinës.
Autoritetet shëndetësore në vend, teksa njoftojnë se në të gjithë vendin janë 335 raste aktive me COVID, ndërsa 759,901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit mësohet se u shëruan pesë qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 157,748 që prej fillimit të pandemisë.