Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” dhe disa rrugë në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënuan 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vite burg në total.

Të pranishëm në tubim janë parë edhe Endri Thaçi e Klestor Veseli, djemtë e ish-Presidentit Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit.

Protesta po zhvillohet nën moton ‘jo në emrin tim’, kundër vendimit të Speciales. Të pranishmit janë dëgjuar teksa thërrisnin ‘UÇK’ në kor. Ata mbanin në duar flamuj e simbole kombëtare dhe ndezën edhe flakadanë.

Kujtojmë se më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg.

Katër ish-krerët u shpallën fajtorë për disa vepra penale të lidhura me krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për disa prej akuzave për krime kundër njerëzimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
'Kush është trim, kush është djal, sot atdheut zot me i dal', Shqiptarët në Prishtinë këndojnë njëzëri kundër vendimit të Speciales (VIDEO)

 

'Kush është trim, kush është djal
Sot atdheut zot me i dal
Pasha qiell e pasha dhe
Plumba s'kanë sa jemi ne'

Me këto vargje patriotike të Ilir Shaqirit, shqiptarët e Kosovës janë mbledhur në zemër të Prishtinës për të shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit që Specialja dha për katër ish komandantëve të UCK-së duke i dënuar ata me 81 vite burg për krime lufte.  Për pak minuta, sheshi kthehet në një kor të vetëm, me protestues që këndojnë njëzëri këngën. Mes tyre dallohen Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, si dhe drejtues e përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, mes tyre edhe Vlora Çitaku.