/ATSH/ - Kryetarit të komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviç, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, pas intervistimit të tij nga ana e prokurorit të EULEX-it, që ka zgjatur disa orë të hënën pasdite në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliç-Sollomon, e cila tha se "Vulloviç është paraqitur vullnetarisht para prokurorit të rastit".
Sipas saj, atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh dhe i janë marrë dokumentet e udhëtimit
"Vulloviç dyshohet për organizimin e arratisjes së Sllobodan Sovërliç nga stacioni policor në Zubin Potok në mars të këtij viti", ka thënë Nikoliç-Sollomon.
Një javë më parë njëri nga prokurorët e EULEX-it kishte intervistuar edhe ish kryetarin e Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, i cili dyshohet për 15 vepra penale, në mesin e të cilave edhe vrasjen e policit Enver Zymberi dhe i është caktuar masa e paraqitjes dy herë në javë në polici. /Kosovapress/
/Shqiptarja.com