Kosovë, 38 kamionë për njësitet e zjarrfikësve


/ATSH/.- Zjarrfikësit e komunave të Kosovës mbështeten me 38 kamionë, në një projekt të qeverisë me vlerë totale 5. 334. 659, 93 euro.
Ministria e Punëve të Brendshme do të shpërndajë 24 kamionë, për fazën e parë të projektit, njësive të zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës.
Ceremonia mbahet sot në objektin e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave në Hajvali, afër Prishtinës, ku do marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në fazën e dytë të projektit, që do të përfundojë më 30 qershor, do të shpërndahen edhe 14 kamionë të tjerë.
Ky projekt financohet nga qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)