Kosovë- 5300 nxënës i nënshtrohen sot testit PISA

/ATSH/.- Në 225 shkolla të Kosovës me 5300 nxënës do të mbahet testi i vlerësimit ndërkombëtar PISA. Sipas Ministrisë së Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kjo është një ngjarje me rëndësi për sistemin e arsimit në Kosovë.

MASHT ka kërkuar nga drejtorët komunalë të arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit, koordinatorët komunal, koordinatorët e shkollave, administruesit e testit dhe prindërit të mobilizohen në përkrahje të këtij procesi të rëndësishëm për shtetin.

"Në këtë fazë të organizimit të testit PISA është me rëndësi te veçantë të bëhet një administrim profesional dhe i cilësisë së lartë. Gjithashtu është me rëndësi që të gjithë nxënësit e përzgjedhur të marrin pjesë në këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar në të cilin Kosova merr pjese për herë të parë së bashku me 72 vende të botës", thuhet në një njoftim nga Ministria e Arsimit.

MASHT i uron të gjithë nxënësve suksese në këtë test, ndërsa administruesve një punë të palodhshme për t'u siguruar që procesi të shkojë siç është planifikuar nga Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në MASHT. /KosovaPress/k.s/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën