/ATSH/. - Deri më ditën e sotme, Doganat në Kosovë kanë inkasuar 757 milion euro, edhe pse qarkullimi është më i vogël për 6 për qind. Ndërsa krahasuar me vitin e kaluar hyrjet janë më të larta për 4.42 për qind, apo 24 milion euro, ben te ditur KosovaPress.
Këto statistika janë bërë edhe sot të ditura, gjatë një vizite që i është bërë Doganës së Kosovës nga Ministri i Financave, Besim Beqaj, i cili përmes një njoftimi, thuhet se të ketë dhënë vlerësime të larta për performancën e Doganës së Kosovës. Ai, siç bëhet e ditur në njoftim, i ka inkurajuar ata, që të vazhdojnë me përpikëri që t'i realizojnë obligimet e tyre ligjore."Që nga themelimi i Doganës së Kosovës ka pasur zhvillim shumë të rëndësishëm si në fushën e mbledhjes së detyrimeve doganore për buxhet të shtetit, edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe aftësimin e oficerëve doganorë që me sukses t'i realizojnë obligimet e veta ligjore", ka theksuar Beqaj.