PRISHTINË, 17 Dhjetor/ATSH/.-Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë që të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit kosovar, në të cilën do të diskutohej tema e emigrimit të qytetarëve të Kosovës.
Vendimi u mor në takimin e Grupit Parlamentar me drejtuesit e Departamenteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të zhvilluar në ambientet e Kuvendit.
"Në takim u ritheksua shqetësimi për ikjen e qytetarëve nga Kosova, të cilët po emigrojnë në mënyrë ilegale", thekson njoftimi i dërguar nga AAK.
Grupi parlamentar diskutoi edhe mbi projektbuxhetin e Kosovës për vitn 2015, ndërsa u theksua se ky "buxhet është i keq dhe nuk është zhvillimor". /b.j//a.gjonaj/








