Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11 vjeçaren, gjykata e Prishtinës dënon me 40 vite burg 4 të akuzuarit

Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11 vjeçaren, gjykata e Prishtinës dënon me 40 vite burg 4 të akuzuarit

Personat e arrestuar për abuzim seksual me 11 vjeçaren

Gjykata Themelore në Prishtinë kë dënuar sot me 40 vite burg në total katër të rinjtë e arrestuar nën akuzën e abuzimit seksual me të miturën në Kosovë, rast i ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar.

Përkatësisht, 26 vjeçari, Ekrem Rexhepi është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe ndaj tij është caktuar dënimi me 15 vite burg. Vëllai i tij, Gent Rexhepi, i mitur është dënuar me burgim për të mitur me kohëzgjatje prej nëntë vitesh. Ndërsa të miturit, Xhabir Salihu dhe Gentrit Jashari janë dënuar me nga 8 vite secili.

Vetëm, Shkëlqim Kameri është lënë i lirë nga 5 të arrestuarit për rastin e rëndë.

Ngjarja e rëndë shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri ku figura publike dhe qytetarë të thjeshtë organizuan marshime ku kërkohej vendosja e drejtësisë për vajzën e dhunuar dhe rritja e sigurisë për femrat. Për rastin e rëndë, dha dorëheqje nga posti, drejtori i Policisë së Prishtinës Samedin Ahmeti.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 24/02/2023 19:30

    Bini me dore aty Brenda tani.

    Përgjigju
  • Dita: 24/02/2023 18:05

    Shume pak u kane dhene, t'i kalbnin brenda qente.

    Përgjigju
  • Anisa: 24/02/2023 17:12

    DUHET DËNIMI ME VDEKJE PER KETA MOSTRA .

    Përgjigju
    • Populli: 24/02/2023 23:42

      Ose ti pritet hallati

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Mbi 50% e amerikanëve nuk kanë besim tek media për mbulimin e zgjedhjeve

Sondazhi: Mbi 50% e amerikanëve nuk kanë besim tek media për mbulimin e zgjedhjeve