PRISHTINË, 10 Dhjetor /ATSH/.-Në Kosovë arrestohen 17 persona nën dyshimin e bazuar për krim të organizuar, kontrabandim të mallrave dhe evazion fiskal.Policia njoftoi sot se, në kuadër të Procedurës Standarde të Veprimit të miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) për shënjëzimin e rasteve, Institucionet e Zbatimit të ligjit në Kosovë, siç janë Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Policia e EULEX-it, nën drejtimin e një Prokurori vendor të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë ndërmarrë operacionin e koduar me emrin "Transportuesi" lidhur me veprat penale: krim të organizuar, kontrabandim të mallrave dhe evazion fiskal.
Pas hetimeve të përbashkëta të zhvilluara që nga muaji maj 2014 lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, të strukturuar dhe të organizuar mirë, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të mallrave (përkatësisht derivateve të naftës, vajrave, cigareve dhe mallra të tjera), sot në Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Prizren, Suharekë, Mamushë, Gjakovë, Deçan dhe Pejë, gjithsej në 38 lokacione të ndryshme është realizuar operacioni i kontrollit dhe arrestimit.
Të dyshuarit për këtë veprimtari përdornin metoda të ndryshme për kontrabandimin e derivateve të naftës, vajrave, cigareve dhe mallra te tjera duke përdorur rrugët nga Serbia përmes kalimeve ilegale nga kufiri verior i Kosovës dhe pastaj transportonin mallra në pjesët e tjera të vendit. Kontrabanduesit në bashkëpunim me disa subjekte afariste i shpërndanin mallrat në shitje me pakicë.
Gjatë hetimit janë identifikuar 22 të dyshuar të mundshëm, ndërsa prej tyre janë arrestuar gjithsej 17, identiteti i të cilëve nuk njoftohet nga Policia e Kosovës. Janë sekuestruar 15 biznese të ndryshme, nga to 12 pompa të derivateve në lokacione të ndryshme dhe tri biznese të tjera ( një renta car, një depo e vajrave , një depo e vajrave dhe auto-pjesëve). Janë konfiskuar dokumentacione të ndryshme përfshirë fatura, libra biznesi dhe dokumentacione të ndryshme që ndërlidhen me rastin, 24 500 euro, 11 armë me kalibër të ndryshëm, 5 vetura, 8 autobota, 6 kamionë, 4 rezervuarë derivatesh, 20 kompjuterë, 35 telefona mobile, etj.
Në këtë operacion janë përfshirë rreth 425 zyrtarë policorë, 59 nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, si dhe 8 zyrtarë të EULEX-it./b.j//a.ke/
/Shqiptarja.com