TIRANE, 7 Dhjetor /ATSH/- Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se, Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë finalizuar të dielën në mesditë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Sipas burimeve të gazetës Express, tashmë është arritur marrëveshja dhe është vendosur se kush do të jetë Kryeministër, por një gjë e tillë do të bëhet e ditur në orët e mbrëmjes.
"Ajo çfarë pritet të caktohet gjatë këtyre orëve janë emrat e ministrave. Ku pritet të ketë befasi të mëdha. Së paku në një rast", -ka thënë një burim për gazetën Express.
I njëjti burim ka shpjeguar se ashtu siç edhe ishte paralajmëruar mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet të hënën. e,xh/f,n/










