Kosovë/ Bashkëjetuesi dhunon për vdekje 18-vjeçaren, prokurori: Të akuzuarit, emra të njohur për policinë

Kosovë/ Bashkëjetuesi dhunon për vdekje 18-vjeçaren, prokurori: Të akuzuarit, emra të njohur për policinë

Dy të rinj në Kosovë kanë dhunuar për vdekje një vajzë 18-vjeçare dhe e kanë lënë të pajetë në derën e spitalit në Ferizaj. Policia e kosovës ka shpallur në kërkim Dardan Krivaqën, i cili dyshohet se e dhunoi deri në vdekje të renë ndërsa ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e tij Arbër Sejdiu.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se të dy janë emra të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të përfshirjes në vepra të ndryshme penale.

“Personi me inicialet D.K., është i njohur për policinë dhe prokurorinë, ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet i ka të mbyllura…Edhe personi i dytë A.S., aktakuzë për tetntim vrasje në vitin 2013, më 23 shtator është caktu seanca. Aktakuza është ngritë në vitin 2013”, u shpreh ai.

Ndërkohë që siç theksohet në deklaratën e prokurorisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë ku jetonin në dhomë dhe më pas të dyshuarit e kanë dërguar atë më pas në spital. Ai tha se gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar shumë sende personale dhe telefona në banesën e të dyshuarit. Dy të rinjtë janë kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë, kur kanë lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj largohen me një makinë ‘Audi A8’ me targa zvicerane me ngjyrë të zezë. Në fotot e publikuara dhe në rrjetet sociale, bashkëjetuesi i vajzës shihet me armë, ndërsa personat me të cilët ai kishte studiuar u shprehën se ishte tejet i dhunshëm

Mediat e Kosovës citojnë dajën e viktimës, i cili ka thënë se mbesa e tij dhe 29-vjeccari Dardan Krivaqa ishin martuar para dy muajsh.

“Vajza nuk na ka thënë kurrë se ka mosmarrëveshje me Dardanin, por nuk na kanë thënë fjalë të mira për të”, është shprehur ai.

Vrasja e të resë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, duke sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes dhunën ndaj gruas.


Lajmi kryesor:

Dy të rinj lënë të vdekur 18-vjeçaren në derën e spitalit në Ferizaj, dhe ‘zhduken’, policia arreston njërin prej tyre! Prokurori: Të akuzuarit, emra të njohur për policinë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana