TIRANE- Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) do të mbeshtesë investimet në sektorin e energjisë së qëndrueshme, duke financuar  disa nga projektet e zbatuara në kuadër të projektit të BERZH  në Kosovë KoSEP (Projektet e energjisë së qëndrueshme në Kosovë).
Në një njoftim për shtyp BERZH,  bëri të ditur se, ka lançuar projektin e vet KoSEP, si përgjegje ndaj kërkesave në rritje të financimit të efiçiencës së energjisë.
BERZH do të japë një fond prej 12 milionë euro institucioneve partnere financiare, me qëllim që  ato të japin kredi për individë dhe biznese që zhvillojnë projekte në fushën e energjisë së qëndrueshme.
Deri tani janë shpërndarë më shumë se 5 milionë euro të investuara në më shumë se 1000 projekte që kanë të bëjnë me ndërrimin e dritareve e deri te instalimin e sistemeve te ngrohjes qëndrore apo edhe blerjen e pajisjeve të reja.
BERZH bën të ditur se, së bashku me delegacionin e BE-së në Kosovë dhe stafin e KoSEP-it, do të vazhdoje te mbeshtese projektet më të mira, në sektorin e eficenses se energjise nene logon, "Ekselenca në projektet e efiçiencës së energjisë", që do mbahet në Prishtinë kete vit./ATSH/