ATSH/.- Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Blerim Shalën si koordinator për bisedimet me Serbinë.
Sipas KosovaPress, për këtë çështje ka reaguar deputeti Nait Hasani i cili tha se bisedimet janë çështje e Qeverisë dhe ajo do të duhet të vendos për personat që i zhvillojnë këto bisedime dhe jo Kuvendi i Kosovës.
Blerim Shala ka qenë nënkryetar i AAK-së dhe ka dhënë dorëheqje nga ky post. Largimin e tij e ka komentuar ditë më parë edhe Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ai është larguar për shkak të lakmisë së kësaj pozite.
/Shqiptarja.com