/ATSH/.- Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, theksoi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian se "kanë kaluar ditët kur kosovarëve u justifikohej migrimi në BE".
"Migrimi i paligjshëm nga Kosova është fenomen me prapavijë komplekse që në radhë të parë po shtyhet nga kushtet e përgjithshme socio-ekonomike, por edhe po mundësohet nga rrjetet kriminale të trafikantëve. Parandalimi i plotë dhe efektiv i këtij fenomeni varet nga mënjanimi i arsyeve të vërteta, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe papunësinë. Prandaj jam i bindur që në thelb kjo nuk është çështje vetëm e rendit dhe ligjit", u shpreh ai.
Çollaku theksoi se përmirësimi i perspektivës ekonomike, si dhe zbatimi i vazhdueshëm i kritereve të përshkruara në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave do të ketë ndikim përfundimtar në parandalimin e migrimit nga Kosova.
"Duhet të jemi realistë se vështirë se mund të bëhen ndryshime drastike të menjëhershme, por një përkushtim i shtuar mund të ndikojë që ky fenomen të zbutet dhe të shënojë një rënie në një periudhë relativisht të shkurtër. Por, për të pasur rezultate më të shpejta kundrejt kësaj situate do të duhet që të provohen të gjitha mjetet në dispozicion", nënvizoi Çollaku.
Ministri i Integrimit tha se "besoj se së pari dhe urgjentisht na duhet të kuptojmë më mirë problematikën. Ne ende jemi në pritje të numrave të plotë të migruesve, e të mos flasim për ndonjë studim të thellë të arsyeve, motivimeve, metodat e migruesve etj". "Në bazë të kësaj pastaj duhet të intensifikojmë më tej fushatën vetëdijësuese për ta bërë atë edhe më të fokusuar, të zgjerojmë pjesëmarrjen jashtë-institucionale", përfundoi Çollaku.
/Shqiptarja.com