/ATSH/-Doganat e Kosovës këtë vit kanë arketuar 757 milionë euro, përkundër faktit se qarkullimi është më i vogël se 6%. Krahasuar me vitin e kaluar të hyrat janë më të larta 4.42 për qind, apo 24 milionë euro, bëri te ditur sot Ministria e Financave.
Ministri Besim Beqaj e vlerësoi lart performancën e Doganës së Kosovës dhe e inkurajoi të realizojne me përpikmëri detyrimet ligjore.
Ministri Beqaj vecoi investimin e bere në stafin e Doganës për te pasur një administratë doganore të gatshme për t'u përballur me çdo sfidë.
Ai theksoi se reforma në kete sektor synon rritjen e cilësisë së shërbimeve në raport me bizneset dhe të punësuarit.
Ministri Beqaj tha se po përgatitet një nismë e re per krijimin e ekipeve të specializuara doganore dhe tatimore, të cilat do të merret me parandalimin e kontrabandës jashtë pikave doganore.
Kjo, sipas tij, do të jetë një lloj policie doganore, e cila do të synoje kontrollin e pikave kufitare, por dhe eliminimin e kontrabandes jashtë tyre. Fillimisht, do te jene 60 zyrtarë, 30 prej tyre me profil doganor, ndërsa të tjerët zyrtarë nga administrata tatimore, qe do te luftojne qarkullimin e mallrave jashtë pikave kufitare.
/Shqiptarja.com