/ATSH/ -Drejtoria e Doganave te Kosovës bënë me dije se oficerët doganore të Vërmicës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin  e një sasie të konsiderueshme marijuane.
Drejtoria e Doganave të Kosovës, nëpërmjet një deklaratë për mediat, informon se oficerët doganore mbrëmë në orët e vona kanë arritur të kapin afro 6 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa një shtetas i Republikës se Shqipërise është ndalur për kontroll rutinor gjatë hyrjes së tij për në Kosovë. Gjatë kontrollit nga ana e oficerëve doganore është gjetur substanca e fshehur nën ndenjesen e pasme të automjetit. Personi është arrestuar nga policia për hetime te metejshme.
Drejtoria e Doganave Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve qe të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurtë në 0800 50 095.