/ATSH/- Në kuadër të projektit Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët, UNDP do të bëjë sot pasdite përurimin e ndriçimit publik me energji diellore në sheshin Fehmi Lladrovci në qytetin e Drenasit (Gllogocit), në Kosovë, me një ceremoni që nis në Kuvendin Komunal.
Ndërrimi i sistemit aktual të ndriçimit me atë fotovoltaik do të mundësojë zgjerimin e ndriçimit publik rrugor, zvogëlimin e gazit serrë, kursim në para që nuk do të shpenzohen për pagesë të energjisë elektrike, redukimin e numrit të shtyllave prej 82 në 50 dhe përmirësimin e cilësisë të ndriçmit deri në 50%.
Projekti Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) ndërsa është bashkëfinancuar nga Kuvendi Komunal dhe Kompania Ferronikeli në Drenas.
/Shqiptarja.com