PRISHTINË, 4 Tetor /ATSH-Behlul Jashari/.- Në festën e Kurban Bajramit në Kosovë, nga manifestimi qëndror në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u bënë urime dhe lutje për të mirën e atdheut e gjithë kombit, për njerëzimin, për paqe, harmoni e solidaritet.
"Ftoj të gjithë që për të mirën e shoqërisë dhe vendit tonë të kultivojmë unitetin veprues, duke lënë anash mërinë, inatet e interesat personale e grupore. Të bashkuar në paqe e dashuri na don edhe Zoti i Madh", tha në Hytben në faljen e Kurban Bajramit, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi.
"Në këtë ditë të madhe, të gjithëve, kudo që jeni, brenda trojeve tona, edhe mërgatës sonë kudo që ndodhet, u uroj festën e Kurban Bajramit duke e lutur të Madhin Zot që ta ruajë atdheun tonë, ta bashkojë kombin tonë dhe ta udhëzojë e ta edukojë rininë tonë", u shpreh ai.
Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, në ligjëratën e mbajtur para besimtarëve tha se, "e kemi zgjedhur rrugën e paqes, sepse feja jonë e ndritur vetë emrin e ka paqe, islam dhe selam"."Një fe që emrin e ka paqe, nuk mund te jetë fe e dhunës, fe e terrorit, fe e vrazhdësisë. Ata që sot kryejnë vepra makabre në emër të islamit nuk meritojnë të quhen myslimanë", theksoi Bajgora.
Në mesazhin e urimit, Kryesisa e Bashkësisë Islame të Kosovës shprehet se, "Festa e Kurban - Bajramit na rikujton në mënyrën më të mirë mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të reflektoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë".
Festën e Kurban Bajramit e kanë uruar Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi e drejtues të tjerë institucionalë e politike të Kosovës me mesazhin që "kjo festë të na gjejë të bashkuar, të vendosur dhe të përkushtuar, që të përballemi me të gjitha sfidat që na dalin përpara në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së sigurt euro-atlantike".
Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit e vizitoi dhe uroi sot edhe Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës, ndërkohë që vizitat dhe urimet vazhdojnë. /a.ke/
/Shqiptarja.com