PRISHTINË, 2 Tetor /ATSH-B.Jashari/.-Ministri Agim Çeku së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, pritën sot, në ambientet e Ministrisë, një delegacion të NATO-s, të prirë nga Richard Froh, zëvendës asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për operacione.
Temë e takimit ishte vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe NATO-s.
Ministri Çeku, sipas zyrës së tij, edhe me këtë rast falënderoi NATO-n për mbështetjen e përgjithshme që ata po japin në ngritjen profesionale të FSK-së, si dhe e njoftoi Froh me të arriturat e përgjithshme, perspektivën e FSK-së dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë./a.g/
/Shqiptarja.com