Policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona, të cilët kanë qenë në një autobus në Jarinë, në të cilin janë gjetur 2 granata dore me detonatorë.
/Shqiptarja.com
Lajmin e ka konfirmuar shefi i operativës i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zheljko Bojic, i cili ka theksuar se me urdhrin e prokurorit kompetent, tre meshkuj janë privuar nga liria.
Besim Hoti, zëvendës i drejtorit të Policisë së Kosovës, më herët ka thënë se bëhet fjalë për drejtuesin e autobusit dhe dy udhëheqësit e rrugës.
Siç është konfirmuar nga Policia e Kosovës, në autobusin me tabela të regjistrimit të Kragujevcit, kanë qenë rreth 50 udhëtarë, persona të zhvendosur nga Kosova. Supozohet se ata ishin nisur në mënyrë të organizuar që të votojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë./rel
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










