Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merdarë që lidh Kosovën me Serbinë janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara.
Zbulimi i kësaj shume të parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje.
“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, u tha në njoftim.
Gjatë kontrollit të përbashkët të zyrtarëve të Doganës dhe Policisë janë gjetur paratë e padeklaruara “të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit”.
“Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1 milion euro”, tha Dogana.
Sipas këtij institucioni, përdorimi i teknologjisë së avancuar për kontrolle, sikurse skanerët me rreze X, mbeten mjete kyç për zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme.
Në janar të këtij viti, në Merdarë u vendos një skaner mobil i llojit Rapiscan, që Kosovës iu dhurua nga Shtetet e Bashkuara.
Kur u vendos ky skaner në vlerë prej 3 milionë dollarësh Ambasada amerikane tha se do t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës që të luftojnë kontrabandën./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.1%
-
Jo
40.3%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali vizitë në Kosovë/ Nesër takohet me Osmanin, Kurtin, Konjufcën e liderët e partive politike
24 Shkurt, 16:36
-
Enver Robelli: Kush duhet të jetë president i Kosovës?
24 Shkurt, 15:27
-
Kosovë/ LDK: Jemi gati për zgjedhje, por fillimisht të provohet marrëveshja për presidentin
24 Shkurt, 14:05
-
Presidenti i ri i Kosovës, deputeti i PDK-së: Vota ime është gjithmonë pro familjes Jashari
24 Shkurt, 13:44
-
Kush do të jetë president i Kosovës, Osmani apo dikush nga Jasharët? Lëvizja Vetëvendosje: S'kemi qëndrim zyrtar për emra specifikë
24 Shkurt, 13:22
-
Ambasadori francez në Kosovë: Presidenti zgjidhet nga partitë, jo nga diplomatët
24 Shkurt, 13:18
-
Osmani në garë për mandatin e dytë, Kurti me sytë nga familja Jashari, ngërçi për presidentin e shtyn Kosovën drejt një krize të re politike
24 Shkurt, 12:15
-
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Trump
24 Shkurt, 10:25
-
Pse Uashingtoni po përkrah hapur Vjosa Osmanin?
23 Shkurt, 21:21
-
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat
23 Shkurt, 16:54
-
Augustin Palokaj: Kosovës i duhen aleanca ushtarake dhe marrëveshje bilaterale për mbrojtje
23 Shkurt, 16:08
-
Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
23 Shkurt, 15:40