Kosovë, Haradinaj ia lë Thaçit në dorë emërimin e kryespiunit

Kosovë, Haradinaj ia lë Thaçit në dorë emërimin e kryespiunit

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka lënë në dorën e presidentit Hashim Thaçi emërimin e kryespiunit të Kosovës, edhe pse ligji thotë se kjo duhet të bëhet bashkërisht. Haradinaj ia ka akorduar Thaçit epitetin e “shefit” në këtë proces, term ky që nuk mbështetet edhe në ligj, shkruan sot Koha Ditore.

“Shefi i këtij emërimi është presidenti, do të thotë në bashkëpunim me kryeministrin. Emëroj plot njerëz të tjerë, por shefin e AKI-së e emëron presidenti në koordinim me kryeministrin, unë duhet me qit firmën”, ka thënë Haradinaj.

Por, sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin emërojnë drejtorin e AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”. Drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar. Drejtori i AKI-së: “(i) shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri