PRISHTINË - Ramush Haradinaj eshte shprehur se AAK-ja nuk është më pjesë e Bllokut, pasi sipas tij, e patën të pamundshme të vazhdojnë. E vetmja gjë e sigurt, tha ai, është se janë në opozitë, ben te ditur KosovaPress.
Pavarësisht se theksoi se e patën të pamundur per të vazhduar me partnerët e koalicionit, Haradinaj tha se nuk kanë marrë ende ndonjë vendim të qartë.
Kreu i AAK-së thotë se që prej gjashtë muaj është munduar te mbaje Bllokun të bashkuar, madje, partnerët e tij të koalicionit i quan jo të fjalës.
Haradinaj, në takimin me qytetarët e Obiliqit, u premtoi atyre se shumë shpejtë do të sjellin një lajm të mirë për Kosovën, por nuk dha detaje të tjera se kush do të marrë drejtimin e Qeverisë.
Më tej, ai theksoi se beson se brenda një jave apo 10 ditësh do të mbahet seanca e Kuvendit. /ATSH/